Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in paralajamëroi konfliktin që do të pasojë pas planit të kryeministres Theresa May për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga unioni. Sipas tij, Theresa May po rrezikon të shkelë “vijat e kuqe” me planin e saj të shumëpritur Brexit. Michel Barnier, tha se propozimet britanike për doganat, të cilat janë komplekse dhe të paprovuara, ka gjasa të ndeshen me probleme në Bruksel.