Bota

Brexit, Sekretari i Jashtëm britanik jep dorëheqjen

Boris Johnson jep dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ky largim nga radhët e qeverisë britanike vjen pas largimit të Sekretarit të Brexit-it David Davis. Dorëheqjet e dy ministrave vijnë në një kohë kur vendi është mes një krize politike në rritje mbi strategjinë e daljes së Britanisë së Madhe nga BE.