Bota

Britani, alarm fals për policin e shtruar në një spital në Salisbury

Përmirësohet gjendja shëndetësore e policit britanik, i shtruar në një spital të Salisbury-t në Angli, pas dyshimeve se mund të ishte helmuar me substancën ruse Noviçok. Analizat mjekësore hodhën poshtë çdo dyshim. Po në Salisbury, ish-agjenti i dyfishtë Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia i shpëtuan përpjekjes për t’i helmuar, 4 muaj më parë. Londra akuzoi Moskën dhe marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan ndjeshëm, duke çuar në dëbime reciproke të diplomatëve.