Bota

Britani, dorëhiqet Ministri i Brexit-it

Jep dorëheqje Ministri për Brexit-in. I emëruar në këtë post në 2016-ën, David Davis ishte përgjegjës për zhvillimin e negociatave rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian. Në letrën e dorëheqjes, Davis thekson se “Trendi aktual i politikës britanike, po e bën akoma më pak të dukshme idenë se Britania do të largohet nga Bashkimi Doganor dhe tregu i vetëm”.