Dorëhiqet Ministrja e Brendshme e Britanisë. Amber Rudd e mori vendimin pas akuzave për trajtimin aspak të mirë të disa shtetasve nga Karaibet, të cilët gabimisht u shënjestruan si emigrantë të paligjshëm. Rudd njihet si aleate e ngushtë e kryeministres May, e cila pranoi dorëheqjen e saj. Skandali i fundit, la në hije Samitin e Komonuelthit në Londër, duke ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qeverisjen e May-t si Ministre e Brendshme, para se të fitonte mandatin e kryeministres.