Bota

Britani, pranga një 26-vjeçari për vrasjen e ish-ministres Ann Widdecombe!

Mister vdekja e Ann Widdecombe, 78 vjeç, figurë e njohur e së djathtës politike dhe e televizionit britanik, një euroskeptike e apasionuar e cila, me kalimin e viteve, kaloi nga Partia Konservatore e Margaret Thatcher në Partinë Brexit të Nigel Farage (që më vonë u bë Reform UK).

Policia njoftoi arrestimin e një 26-vjeçari në lidhje me vrasjen e saj.

Hetuesit thanë se “një shtetas britanik i bardhë, u gjet në një shtëpi në Newton Abbot, një qytet në Devon, jo shumë larg vendit të ngjarjes”.

Aktualisht nuk ka dyshime për një motiv politik: policia lokale nuk e konsideron rastin si “terrorist” në natyrë, pavarësisht se fillimisht u konsultua me njësinë antiterroriste, si masë paraprake.

Mister që duhet të zbulohet

Trupi i dhunuar i viktimës u gjet në banesë, shtëpi në periferi të një fshati në zonën Haytor Vale, në pllajën e gjelbër Dartmoor me pamje nga bregdeti i Anglisë jugperëndimore.

Profili i Viktimës

Përçarës dhe radikal në çështje të dashura për të djathtën, por me takt personal në marrëdhëniet dhe debatet me kundërshtarët. E lindur në Bath në vitin 1947, shërbeu si deputete e Partisë Konservatore në Dhomën e Komunave nga viti 1987 deri më 2010-ën dhe mbajti poste qeveritare në vitet 1990, në kohën e kryeministrit John Major.

Pasi u tërhoq nga politika aktive, u bë shkrimtare dhe yll televiziv, duke shkaktuar simpati si konkurrente në Strictly Come Dancing (versioni i BBC-së i Dancing with the Stars), ku arriti në finalen e edicionit të vitit 2018.