Aktualitet

Atentati në Laç, autori Emiljan Suti në kërkim!

Vrasja në lagjen “Erdogan” në Laç ku mbeti viktimë Ilir Gjini, rreth 40 vjeç, policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar, Emiljan Suti.

Ai ka hapur zjarr menjëherë pasi Suti kishte parkuar automjetin, ndërsa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Sipas të dhënave, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.

Gjini ndërroi jetë gjatë transportimit në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.