Bota

Britani, vazhdojnë bisedimet për shkrirjen e dy supermarketeve

Bisedimet për shkrirje mes zinxhirëve britanikë të supermarketeve Sainsbury’s dhe Asda kanë hyrë në një fazë të avancuar, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve ndaj planit. Ato janë supermarketet e dytë e të tretë më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar. Kombinimi i tyre do të formonte një grup me 2.800 dyqane duke përfaqësuar 30% të tregut. Ekspertët thonë se shkrirja e të mëdhenjve po shndërrohet në një fenomen, pasi tregu është tronditur nga supermarketet lowcost.