Bota

Britani, vdes gruaja e ekspozuar ndaj Noviçokut

Vdes gruaja që u ekspozua ndaj agjentit nervor Noviçok, në Salisbury të Britanisë. 44-vjeçarja Daën Sturgess, nënë e tre fëmijëve, ndërroi jetë dje. Ndërkaq, partneri i saj, 45-vjeç ndodhet në spital në gjendje kritike, gjithashtu i helmuar nga Noviçoku. 4 muaj më parë, po në këtë qytet dhe me të njëjtën substancë u helmuan ish-agjenti i dyfishtë  Sergei Skripal e vajza e tij, Yulia, të cilët i mbijetuan përpjekjes për t’i vrarë.  Në rastin e Skripalve, Londra akuzoi Moskën.