Dominic Raab u emërua sekretar i Brexit-it nga kryeministrja britanike, Theresa May. Raab pason David Davis, i cili dje dha dorëheqjen nga posti. Raab, do të udhëheqë negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, së bashku me kryenegociatorin e BE-së, Michel Barnier. Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në.