Bota

Bruksel, nis samiti i NATO-s, Trump kritika Gjermanisë

Në Bruksel, NATO nisi sot samitin 2-ditor, në kërkim të fuqizimit më të madh ushtarak që prej Luftës së Ftohtë, ndërsa planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse. Në mbledhje pritet ftesa për Maqedoninë, duke sfiduar paralajmërimet e Moskës kundër zgjerimit të Aleancës Veri-Atlantike. Takimi bashkon më shumë se 40 liderë, përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan.

Donald Trump e nisi me tone të ashpra samitin e NATO-s. Presidenti Amerikan kritikoi Gjermaninë për marrëveshje miliarda dollarëshe me Moskën për gazin natyror, kur sipas tij, “Pret që Amerika ta mbrojë kundër Rusisë”. “Po mbrojmë Gjermaninë e Francën. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit tanë”, – tha Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjatë një takimi me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg.  Samiti parashikohet mjaft i vështirë, pasi Trump ushtron presion te aleatët, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.