Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se “Duhet të arrihet kompromis përfundimtar mes Prishtinës e Beogradit, në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel”. Në një intervistë për gazetën “Novosti”, Vuçiç theksoi se “Kosova duhet ta kuptojë se nuk ka të ardhme, pa marrëveshje që t’iu pëlqejë të dy palëve”. Ndërkaq u shpreh optimist se nuk do të jetë e largët koha kur Serbia të pranojë kompromise, ndonëse mund të jenë dhe të dhimbshme.