Brukseli bën thirrje për heqjen e tarifave amerikane ndaj çelikut dhe aluminit. Sipas Komisionit Europian, “Vendimi i presidentit Donald Trump për të zgjatur me një muaj vendosjen e tyre, krijon pasiguri te bizneset”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë vendosi që tarifat ndaj BE-së, të jenë në fuqi deri më 1 Qershor.