Brukseli konfirmon se se vazhdojnë kontaktet për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, por ende nuk ka një datë për takimin e rradhës mes Presidentëve Thaçi e Vuçiç. Lajmin e bën të ditur Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Kryediplomates Europiane, Federica Mogherini. Ndërkaq, Koçijançiç vlerësoi progresin e deritanishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.