Niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare shënoi rënie gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2017. Nga ana tjetër, sipas një anketimi të Bankës së Shqipërisë, niveli i shpenzimeve është rritur dhe mbulimi i tyre është vështirësuar. Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar. Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj mbi një kampion rastësor prej rreth 1200 familjesh, 56% e të cilave jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.