Portieri veteran Gianluigi Buffon, u prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Italianit 40 vjeçar iu rezervua një ceremoni e bukur në “Parc des Princes”, ku shpreson se do të shkëlqejë dhe do të fitojë atë që nuk arriti dot të Juventusi. Ndërkaq gjithnjë e më shumë po flitet se është arritur një marrëveshje për transferimin e Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. Mediat Italiane shkruajnë se prezantimi i veçantë pritet të bëhet brenda 48 orëve.