Bota

Bulldog-u iu vra nga një qen tjetër, gruaja shtatzënë humb fëmijën!

Një grua në muajin e tretë të shtatzënisë pa qenin e saj bulldog të sulmohej e të vritej nga një qen i racës Amstaff. Ajo u ndje keq dhe u dërgua në spital ku disa orë më pas, humbi fëmijën. Kjo i ndodhi një 49-vjeçareje në Merine, një fshat në Lecce të Italisë.

Sulmi ndodhi brenda një kompleksi banimi. Gruaja ishte me qenin e saj, që papritur u sulmua nga një Amstaff, i lirë dhe pa maskë në pjesën e gojës. Bulldogu u vra brenda pak minutash.

Oficerët e policisë dhe karabinierët iu përgjigjën disa banorëve që kërkuan ndihmë, duke qenë dëshmitarë të sulmit nga qeni dhe tronditjes së gruas.

49-vjeçarja humbi foshnjën, me shumë gjasa, për shkak të tronditjes së fortë emocionale. Megjithatë, për momentin nuk ka prova të qarta për të përcaktuar një lidhje mes shokut të pësuar e abortit spontan. Kjo do të kërkojë verifikime të mëtejshme nga hetuesit, që hapën një hetim, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Leçes.

Pronari i Amstaff-it, një 52-vjeçar vendas, u identifikua dhe u raportua në arrati për neglizhencë e keqtrajtim të kafshëve. Qeni i tij u sigurua dhe u transferua në një qendër në Cavallino.