Aktualitet

Burgu i Fushë Krujës, parandalohet një tentativë arratisjeje

Policia e Burgut të Fushë Krujës parandaloi një tentativë arratisjeje në zonën e sigurisë së zakonshme. Siç njofton vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në njërën prej dhomave të katit të parë u konstatua dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome. Menjëherë u morën masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin atje, si dhe nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes.