Ballkani Perëndimor është lënë pas dore nga Bashkimi Europian. Me këto fjalë e përkufizon marrëdhëniet në Kontinentin e vjetër, kryediplomati shqiptar. Gjatë një interviste për “The Japan Neës” gjatë qëndrimit në Tokio, Ditmir Bushati me një fjalor të kujdesshëm tha se Shqipëria ende nuk ka parë një strategji të qartë nga Brukseli për rajonin tonë. Por ai theksoi se ka ardhur koha që BE të vendosë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në shenjë motivimi, në një kohë që edhe Rusia po zgjeron ndikimin në Ballkan.