Aktualitet

Bushati: Situata në Shkodër nuk trajtohet me shkarkime!

Ditmir Bushati është shprehur kundër shkarkimeve të drejtuesve politik në Shkodër. Pas mbledhjes së kryesisë së PS, në një deklaratë për mediat tha se: “Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme”. Bushati tha se duhet një reformë e thellë brenda partive politike. Ish-ministri tha se sot duhet të administrojnë pasojat e gabimeve që kanë bërë.