Një tjetër mosmarrëveshje kulturore ka shpërthyer mes Greqisë dhe Turqisë, kësaj radhe për origjinën e bakllavasë. Sipas një raporti të gazetës gjermane Hersfelder Zeitung, Ankaraja i ka kërkuar zyrtarisht UNESCO-s që bakllavaja të njihet si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të Turqisë. Vendimi për kërkesën pritet të merret më vonë gjatë këtij viti, në sesionin e 21-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që do të zhvillohet në Xiamen.
Lëvizja e Turqisë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Greqisë, e cila ka paraqitur gjithashtu një kërkesë pranë UNESCO-s, duke argumentuar se bakllavaja lidhet me traditat kulinare bizantine dhe greke të lashta. Nga ana tjetër, Turqia mbështet pretendimin e saj në receta historike të zhvilluara në kuzhinën e Kostandinopojës gjatë periudhës osmane.
Sipas medias gjermane, një njohje e tillë ka rëndësi të madhe jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për promovimin ndërkombëtar, turizmin dhe identitetin kombëtar. Debati, megjithatë, nuk kufizohet vetëm mes Greqisë dhe Turqisë. Edhe Siria pretendon një traditë të gjatë në përgatitjen e bakllavasë, duke vënë në pah historinë e qyteteve të Aleppo dhe Damask, si edhe cilësinë e njohur të fistikëve të Aleppos, të përdorur në versionet tradicionale të ëmbëlsirës.
Historianët e gastronomisë theksojnë se origjina e bakllavasë është rezultat i një shkëmbimi shumë shekullor të traditave kulinare bizantine, orientale dhe arabe. Sipas tyre, receta është zhvilluar gradualisht në rajone që dikur ishin të lidhura politikisht dhe kulturorisht, shumë kohë përpara krijimit të kufijve modernë shtetërorë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e një vendi të vetëm si origjina e saj.
Si çdo recetë tjetër edhe bakllavaja kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike. Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj dhe ngurtësohet. E dini që kripa është sekreti kundër ngrirjes së sherbetit?
Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin. Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer. Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni te sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë. Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.