Aktualitet

Çadrat me vete, fundjavë me shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët fillimisht nisin në zonën perëndimore e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës ato bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra shfaqen edhe në formën e rrebesheve.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

21/29

Re shi

Kukës

19/28

Re shi

Lezhë

22/27

Re shi

Dibër

17/26

Re shi

Durrës

20/30

Re shi

Tiranë

23/30

Re shi

Elbasan

21/30

Re shi

Berat

19/31

Re shi

Vlorë

21/30

Re shi

Korçë

14/27

Re shi

Gjirokastër

14/30

Re shi

Sarandë

21/29

Re shi