Në shumicën e rasteve, rekomandohet pirja e një deri në dy gota çaj në ditë. Çaji i gjetheve të ftoit është një nga kurat më të njohura për trajtimin e diaresë dhe është përdorur për shekuj si një zgjidhje popullore për dhimbjet e barkut.
Gjethet e ftoit janë të pasura me vitamina të ndryshme, përfshirë B1, B2, B3, B6 dhe vitaminë C, si dhe minerale si hekur, kalium, kalcium dhe magnez. Vlerat shëndetësore të këtij çaji, veçanërisht për sistemin tretës, janë provuar shkencërisht.
Për të përgatitur çajin, nevojiten tre gjethe ftoi dhe 250 ml ujë të zier. Lëreni për 15 minuta, kullojeni dhe pijeni ngrohtë. Rekomandohet të pini një deri në dy gota në ditë.
Ky çaj është i sigurt për fëmijët, pa efekte anësore, por është mirë të përdoret në kombinim me kujdes, veçanërisht nëse merrni edhe medikamente të tjera.
Përveç gjetheve të ftoit, çajrat si trëndafili i egër, hibiscus, shega, xhenxhefili dhe menteja janë gjithashtu efikasë kundër diaresë, duke kontribuar në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.