Bota

Takimi Trump-Kim Jong Un, caktohet vendi

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Shtëpia e Paqes, në kufirin midis Koresë Veriore dhe Jugore, mund të jetë vendi i takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. “Ne jemi duke konsideruar shumë vende për takimin, por Shtëpia e Paqes në kufirin e Veriut dhe Koresë së Jugut, do të ishte një vend më përfaqësues, se një vend i tretë” shkroi Trump në Twitter.