Showbiz

Camila Cabello konfirmon ndarjen nga personazhi i YouTube, Metthew Hussey

Burime pranë këngëtares së famshme Camila Cabello kanë zbuluar se ajo dhe personazhi i njohur që vjen si trajner i dashurisë në YouTube, janë ndarë.

Sipas burimit, vendimi për t’i dhënë fund ka qenë i përbashkët por dyshja kanë vendosur të qëndrojnë miq pavarësisht situatës.

Ata kanë vetëm 2 javë që janë ndarë ndërkohë që vetëm para pak ditësh, Camila ka publikuar një klip në bashkëpunim me Shawn Mendes që i ka bërë të gjithë të flasin.

Në klipin e këngës “Senorita”, Camila dhe Shawn luajnë rolin e një çifti të cilët ndajnë jo pak momente intime e të nxehta me njëri-tjetrin.

Megjithëse ata kanë qenë miq prej vitesh, fansat gjithmonë kanë menduar se mes tyre ka diçka më shumë sesa thjesht një shoqëri.

Nëse thashethemet do të ishin të vërteta, atëherë ky projekt muzikor është hakmarrja perfekte për ish-in e saj Metthew Hussey.