Showbiz

Camila Cabello publikon klipin plot imagjinatë të “Liar”

Camila Cabello është në prag të lançimit të albumit të saj më të ri “Romance” dhe deri tani ka publikuar 2 projekte muzikore të tij.

“Shameless” dhe “Liar” quhen prurjet që janë mirëpritur menjëherë nga publiku të cilat gjithashtu shoqërohen me klipe shumë interesante.

Pak orë më parë këngëtarja Kolumbiane publikoi klipin e “Liar” që është komentuar shumë për skenat jo të zaknshme në të cilat shtrohet ngjarja.

Në klip Camila shihet duke ëndërruar se si të shpëtojë nga lidhja e saj toksike ndërkohë që shtypet nga një elefant, një turmë çiklistësh dhe mijëra dronë fluturues.

E gjithë situata e trazuar komentohet edhe nga media rozë që pret që këngëtarja të tradhëtojë të fejuarin e saj të pasur me kamarierin e një restoranti që ajo e urren.