Showbiz

Cardi B së shpejti si aktore krah Jennifer Lopez

Reperen e famshme Cardi B tashmë do ta shohim edhe në rolin e aktores.

Shumë shpejt ajo do të nisë xhirimet për filmin më të ri të quajtur “Hustle” përkrah Jennifer Lopez me të cilën ndan edhe një bashkëpunim muzikor.

Filmi do të zhvillohet në një New York dhe ka në qendër disa vajza striptiste të cilat arrijnë të hyjnë në “Wall Street” falë aftësisë për të ndikuar tek klientët e tyre.

Ky duket se nuk do të jetë një rol i vështirë për Cardi B e cila ka punuar si striptiste para se të bëhej e famshme. Ajo tregonte se edhe asokohe bënte shumë para dhe nuk është penduar aspak për atë periudhë.