Gossip Showbiz

Catherine Paiz shpall fejesën me Igor Ten, vetëm dy vjet pas ndarjes nga Austin McBroom!

Catherine Paiz, ylli i njohur i YouTube dhe Instagram, ka konfirmuar fejesën e saj me artistin e tatuazheve Igor Ten.

Lajmi emocionues vjen më pak se dy vjet pas divorcit nga ish-bashkëshorti Austin McBroom, me të cilin ishte pjesë e kanalit të famshëm “ACE Family”.

Paiz e ndau lajmin përmes një postimi në Instagram të hënën, më 1 shtator, ku publikoi një seri fotosh romantike nga momenti i fejesës.

Ajo tregoi për herë të parë unazën e saj të fejesës me diamant dhe zbuloi se planifikon të martohet shumë shpejt.

Shumë e lumtur… Shtatori është muaji kur eci drejt altarit për të kaluar përgjithmonë me ty

-shkroi Catherine në përshkrimin e fotos.

Igor Ten reagoi menjëherë në komente duke i shprehur dashurinë:

Të dua që nga momenti i parë

-ndërsa më pas rishpërndau postimin e saj në Instagram Stories duke e shoqëruar me këngën romantike “Turning Page” nga Sleeping At Last.

Romanca e çiftit u bë publike në nëntor 2024, kur Catherine postoi një foto pranë pishinës duke u përqafuar me partnerin e saj, edhe pse në atë kohë nuk e kishte zbuluar emrin e tij.

Dashuria ime…

-kishte shkruar ajo në mbishkrim.

Fejesa e saj shënon një kapitull të ri në jetën personale, pas ndarjes së bujshme nga Austin McBroom në janar 2024.


Të dy atëherë e përshkruan divorcin si një nga vendimet më të vështira të jetës së tyre, duke pranuar se “rrugët e tyre si çift kishin marrë drejtime të ndryshme”.

Tani, Catherine Paiz është gati të nisë një histori të re dashurie dhe të ecë drejt altarit me Igor Ten.