Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit turistik në Golem, theksoi se rreth 300 çartera pritet të sjellin turistë në Shqipëri. Gjithashtu një prej kompanive më të mëdha ruse pritet të sjellë së shpejti turistët e parë. Sipas Klosit e ardhmja e rajonit tonë është oferta e përbashkët turistike, ndaj e vuri theksin tek bashkërendimi mes palëve.