Celebrities

Çfarë bën bashkë G-Banin dhe Xhenetën?!

17 shkurtin e këtij viti shënohen 17 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar, ndërkohë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë valëviten në sheshet kryesore të Prishtinës. Siç është bërë traditë gjithçka nis me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës, ngritjen e Flamurit të Kosovës, nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë e Monumenti Heroinat, homazhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, si dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërkohë, shumë personazhe të showbiz-it kanë postuar nderime dhe urime për pavarësinë e Kosovës. Ndër ta, ishte dhe ish-banori i “BBV4”, G-Bani, i cili ka postuar një imazh me Xhenetën, ish-partneren e Gjestit.

Gëzuar festën e Pavarësisë!

Fotoja është shkrepur në Kosovë dhe mesa duket G-Bani ka shkuar në Prishtinë, ku edhe ka takuar Xhenetën.

Kujtojmë, se liderët botërorë kanë uruar Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë!