E ftuar në “She’s on air” në Top Albania Radio ka qenë Serena Sula, e cila ka folur për këngën e saj “Diss” dhe videklipin e realizuar pjesërisht me AI.
Gjithashtu Serena u pyet edhe në lidhje me edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtarja ngacmoi CEO-n e Acromax, Aldor Nini, duke thënë:
Çfarë do bënim? Për shembull u futem unë e ti në Big Brother. Çfarë do kishe bërë? Po troç ama. Të bënim seks. Ishte e imja kjo.
Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit. Një ndër to ishte edhe aktori i njohur, Laert Vasili, për të cilin bëri disa deklarata mjaft të forta. Serena u shpreh se para disa kohësh kanë qenë së bashku në Prishtinë dhe rruga është e gjatë për të mos bërë ndalesa.
Por jo vetëm kaq, pasi Serena i habiti të gjithë kur tha se ishte në pritje të ëmbël. E pyetur nëse babai është ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Serena u përgjigj duke thënë se ‘do të jetë surprizë’.