Në një botë ku gjithçka lëviz shpejt dhe njerëzit përpiqen të arrijnë gjithnjë e më shumë, po vjen një trend i ri që është krejt i kundërt: jetesa e ngadaltë. Kjo lëvizje nuk ka të bëjë me dembelizëm, por me zgjedhje të vetëdijshme për të jetuar me ritmin e jetës, jo kundër tij. “Ngadalësimi” përqendrohet në momente të vogla, aty ku shpësh gjejmë lumturinë që shpërfillet.
Një shembull i thjeshtë është mënyra si e fillojmë ditën. Në vend që të shkojmë direkt te telefoni, të kontrollojmë mesazhet dhe lajmet, mjafton të marrim disa minuta për të pirë një kafe pa nxitim, të shohim jashtë dritares, të dëgjojmë trupin tonë. Kjo nuk është luks, por nevojë psikologjike.

Psikologët theksojnë se:
Truri ka nevojë për momente pauze për të përpunuar emocionet dhe mendimet. Kur çdo ditë është e mbushur me shumë stimuj, mendja bëhet më e lodhur, ankthi rritet dhe ndjesia e kënaqësisë ulet. Ngadalësimi na rikthen te vetja.
Në praktikë, kjo lëvizje përfshin: më shumë kohë në natyrë, më pak ekrane, gatime në shtëpi, takime me njerëz që na bëjnë mirë, lexime, frymëmarrje të thellë dhe projekte që sjellin kuptim, jo vetëm rezultate. Edhe shtëpitë tashmë po dizajnohen në funksion të qetësisë: ngjyra natyrale, ndriçim i butë dhe hapësira pa ngarkesë. Ngadalësimi nuk është kthim pas. Është rikthim tek ajo që është e rëndësishme.