Cristiano Ronaldo mund të jetë shumë i angazhuar duke luajtur futboll, por mesa duket ai ka kohë edhe të shikojë spektaklin “The X Factor”. Rezulton se sulmuesi i Manchester United është një tifoz i një prej artistëve më të mëdhenj të ‘talent show’-t, James Arthur.
Sipas “The Sun”, miku më i mirë i këngëtarit, Olly Murs ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazhe në Instagram James-it, për të parë nëse ai do të mund performonte në festën e ditëlindjes së tij. Pasi u shoqërua me James në Soccer Aid muajin e kaluar, Olly shpjegoi:
Ai më tha se Ronaldo po i dërgonte mesazhe sepse dëshiron që ai të këndojë në festën e ditëlindjes së tij.

Olly më pas shpjegoi se ai ishte një tifoz i madh i Cristiano-s dhe i ishte lutur shokut të tij, ish-futbollistit dhe drejtorit teknik të Manchester United, Darren Fletcher, për ta takuar atë. Ai vijon:
Unë i kam dërguar mesazhe Darren dhe kam thënë se duhet të takoj Cristiano-n. Unë nuk e di se si dhe nuk e di se kur, por vetëm për ta takuar atë dhe për të folur. Do të më pëlqente të bëja një fotografi me të dhe t’ua tregoja fëmijëve të mi në të ardhmen sepse ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Unë dua t’u them nipërve dhe mbesave se kam takuar Cristiano Ronaldo-n , kështu që unë do t’i bëjë presion Fletch gjatë dy viteve të ardhshme, për sa kohë ai është pjesë e klubit për të provuar që të takohem me atë.
Rikujtojmë se, Georgina Rodriguez ka pranuar se ajo ka mbetur e shokuar nga dhurata e fundit nga i dashuri i saj, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo. Ai i ka bërë një dhuratë me një vlerë prej 150,000 dollarësh. Bukuroshja 27-vjeçare zgjodhi që ta ndante këtë lajm të bukur me fansat e saj nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram.