Celebrities Showbiz

Ja cila është dhurata me vlerë miliona dollarëshe që Cristiano Ronaldo i ka bërë partneres së tij!

Georgina Rodriguez ka pranuar se ajo ka mbetur e shokuar nga dhurata e fundit nga i dashurit i saj, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo. Ai i ka bërë një dhuratë me një vlerë prej 150,000 dollarësh. Bukuroshja 27-vjeçare zgjodhi që ta ndante këtë lajm të bukur me fansat e saj nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram.

Në foton që ajo zgjodhi të postonte shfaqet një ‘Malle Vendome’ nga “Louis Vuitton” e përbërë nga tetë sirtarë për byzylykët, gjerdanët dhe unazat më të shtrenjta të modeles. Georgina shkroi krahas postimit, ku duken dhe dy prej katër fëmijëve të tyre duke parë dhuratën e saj.

Unë jam pa fjalë, Cristiano. 

Kujtojmë se modelja e njohur në fillim të muajit të kaluar u vesh me diamante të cilët arrinin një vlerë prej 78,000 paund në “Festivalin e Filmit në Venecia”.

Vlen për t’u përmendur fakti se Georgina Rodriguez do të jetë pjesë e një dokumentari të ri në platformën e ‘Netflix’, të titulluar “Soy Georgina”. Rodriguez, e cila numëron mbi 27 milion ndjekës në Instagram, është mes shumë gjërave të tjera edhe një modele, nënë, influencer, sipërmarrëse, balerinë dhe partnerja aktuale e futbollistit të njohur dhe më të talentuar, Cristiano Ronaldos.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një dokumentari, ku do të njihemi me një pasqyrim të qartë dhe shumë emocional të jetës së saj pas fotove, historive dhe titujve për të si, mëmësia e saj, momentet e saj më të mira dhe të këqija gjatë gjithë jetës dhe karrierës së saj por edhe shumë gjëra të tjera.

Gjithashtu, Dolores Aveiro, nëna e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Një nga shkaqet kryesore të mospëlqimit të saj ndaj Georgina-s është pasi ajo beson se modelja me origjinë argjentinase është e tërhequr nga lekët dhe jo nga ndjenjat.