Vetëm pak orë pas propozimit të shumëpritur për martesë që Alex Rodriguez i bëri Jennifer Lopez, nisën edhe aludimet se ai e ka tradhëtuar këngëtaren.
Këto akuza u ngritën nga ish miku i tij Jose Caseco i cili publikisht tha se Alex e tradhëtuar disa herë J-Lo dhe për këtë ai pranon që të hyjë në makinerinë e së vërtetës për të vërtetuar gjithçka.
Burime pranë 50-vjeçares janë shprehur për “Us Weekly” se ajo i priste thashetheme të tilla por nuk i beson aspak. Që në momentin kur ajo është lidhur me ish sportistin, spekulimet se ai e ka tradhëtuar, qarkullonin kudo.
Ajo ka besim të plotë tek ai dhe nuk po i kushton aspak rëndësi akuzave apo thashethemeve të tilla. Jennifer po shijon ditët më të mira të jetës së saj dhe është shumë e lumtur që Alex i propozoi dhe shumë shpejt do të bëhet gati për ceremoninë e martesës.
Alex Rodriguez i bëri pyetjen e madhe, Lopez vetëm dy ditë më parë gjatë pushimeve të tyre në Bahams. Dyshja ishte duke bërë një shëtitje në plazh kur ai i zbuloi unazën 20 karatëshe me një prerje smeraldi e cila kap vlerën e 5 milionë dollarëve.