Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes Xumit dhe Rozanës? “Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë”

Vetëm disa ditë kanë kaluar që nga fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” dhe në shtëpinë më të famshme në vend duket se nuk kanë munguar debatet.

Mëngjesin e sotëm, Xum Allushi dhe Rozana Radi janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, i cili duket se ka zgjatur gjatë.

Gjatë përplasjes, Rozana ishte duke shkuar pas Xumit kur ky i fundit përmendi partnerin e saj.

Në një moment tensioni, Xumi i tha Rozanës:

Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë

Një fjali që shkaktoi zemërimin e këngëtares. Ajo reagoi menjëherë, duke i kërkuar të ndalonte dhe duke e paralajmëruar se nuk duhej të përfshiheshin persona të tjerë në këtë debat, as brenda as jashtë shtëpisë.