Botë e Çuditshme

Çfarë u zbulua në trupin e një anakonde të ngordhur, do të shokoheni…

Një anakonda e gjelbër ngordhi pasi u përplas në një rrugë në Mato Grosso, Brazil dhe pasi imazhet e incidentit u bënë virale, njerëzit nuk mund të besonin se çfarë kishte brenda saj. Dukej se anakonda e gjelbër, e cila njihet edhe si anakonda gjigante pasi mund të rritet deri në më shumë se 8 metra, ishte shtatzënë dhe 40 nga pasardhësit e saj përfunduan të shpërndarë në rrugë.

“Pashë një kafshë, mendova se ishte gjallë. Kur mbërrita, tashmë kishte vdekur. Sigurisht që ndodhi natën, kështu që pasardhësit ishin tashmë të vdekur. Ishte e tmerrshme, një skenë e frikshme”-tha Daniella França, mjeke zoologjike dhe specialiste për zvarranikët dhe amfibët, e cila theksoi se ky lloj aksidenti është i shpeshtë në rrugë. Anakonda e gjelbër është rreth shtatë metra e gjatë, por në disa raste ato janë më të gjata se mesatarja.