Gossip Showbiz

Christine Baranski dhe King Princess në qendër të vëmendjes për një lidhje të mundshme?

Aktorja e njohur amerikane Christine Baranski, 73 vjeçe, dhe këngëtarja King Princess, 26 vjeçe, janë përfolur së fundmi për një lidhje romantike pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore.

Zërat u shtuan edhe më shumë pas një postimi të përbashkët të këngëtares, ku mbi fotot e tyre shkruhej “Love is love”.

Megjithatë, menaxheri i Baranskit ka reaguar duke mohuar thashethemet dhe ka sqaruar se ato janë vetëm mike të ngushta, pa asnjë përfshirje romantike.

Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit  “Nine Perfect Strangers” vitin e kaluar dhe, sipas tyre, u afruan menjëherë.

Baranski ka rrëfyer më herët për “Interview Magazine” se momenti i parë i lidhjes së tyre të veçantë ka qenë gjatë një bisede për gjyshet e tyre.

Ajo e ka cilësuar marrëdhënien me King Princess si “dhuratën më të madhe”, duke e vlerësuar këngëtaren si një artiste të talentuar dhe plot humor.

Pavarësisht spekulimeve, të dyja theksojnë se i bashkon një miqësi e fortë, më e rëndësishme se çdo romancë.