Aktualitet

Çifti Gashi-Gina në Strasburg kundër vendimit të organit të Vettingut

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi në Strasburg bënë ankimim në Gjykatën e Strasburgut, kundër procedurave ligjore të ndjekura për pezullimin e tyre, nga Kryeprokurorja e Përkohshme dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në hetimin e figurës së tyre. Gjykata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut pranoi ta marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet. Çështja u rregjistrua nën  emërtimin “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”.