Botë e Çuditshme

Çifti i apasionuar pas tatuazheve, në konkurrencë kush bën më shumë…

Një çift i cili u martua vetëm disa javë pas njohjes në Tinder, janë zotuar të mbulojnë plotësisht trupin e tyre me tatuazhe. Terry dhe Carine Owens janë vënë re për shkak të pamjes së tyre tërheqëse që kur u martuan dy vjet më parë.

Dyshja, nga Uashingtoni, ndajnë një dashuri për bojën e trupit dhe të dy bënë tatuazhin e tyre të parë si adoleshentë.

Në publik ne marrim kryesisht reagime pozitive dhe ne fakt komplimentohemi dhe shikohemi shumë. Por ne jemi të veshur bukur dhe jemi gjithmonë të sjellshëm. Njerëzit nuk marrin emocione të këqija nga ne dhe duket se i duan veprat tona artistike.

Nëna tregoi për fazën e saj të madhe rebele kur bëri tatuazhin e saj të parë në moshën 14-vjeçare.

Ishte një tatuazh i vogël dragoi që e zgjodha dhe e vendosa në të pasme, i vetmi vend që babai im nuk do ta shihte atë.

Rastësisht, bashkëshorti i Carine, Terry, bëri gjithashtu tatuazhin e tij të parë në të njëjtën moshë. Ai tani ka 90% të lëkurës së tij të lyer me bojë. Prindërit, të cilët u bënë me djalë në prill, kanë një sërë tatuazhesh të ngjashme duke përfshirë fjalët “kurrë të ndarë” në qepallat e tyre.

Carine tani është e vendosur të arrijë numrin e tatuazheve të burrit të saj. Ajo synon të mbulohet plotësisht brenda dy viteve. Por nëna tha se do të jetë “një rrugë e ngadaltë” për të për shkak të tolerancës së saj shumë të ulët ndaj dhimbjes.