Aktualitet

Cilësia e plazheve të Vlorës, plazhi i shkollës së marinës më i ndoturi

Sipas Drejtorisë së Shëndetit publik të Vlorës, tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë të ndotura. Më i ndoturi është plazhi i shkollës së marinës. Problematik është edhe “Plazhi i Vjetër”. Ujërat e zeza që vijojnë të derdhen në det janë shkaktarë, pasi në analiza këto plazhe rezultojnë të ndotura. Alternativë për pushuesit që zgjedhin Vlorën janë shumë plazhe të tjera të pastra në zonën e Radhimës, Ujit të ftohtë apo Pashalimanit.