Love & Sex Magazine Sex

Cili vend ka kënaqësinë seksuale në nivelin më të ulët?

Një sondazh i fundit nga Ipsos ka zbuluar se vetëm 37% e japonezëve shprehin kënaqësi nga aktiviteti seksual, një përqindje shumë më e ulët krahasuar me 76% të indianëve dhe meksikanëve, të cilët renditen si ata që kanë nivelin më të lartë të kënaqësisë seksuale.

Ky studim, i realizuar në 31 vende të ndryshme, tregon se japonezët janë ndër ata që janë më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe romancën, duke pasuar koreano-jugorët.

Sondazhi sugjeron një lidhje mes kënaqësisë seksuale dhe krizës demografike që po përjetojnë të dyja vendet. Japonia dhe Koreja e Jugut kanë nivele shumë të ulëta lindjesh dhe përjetojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë.

Në Japoni, shkalla e lindjeve ra në 1.20 vitin e kaluar, një rekord negativ për të tetin vit radhazi, dhe Ministria e Shëndetësisë e cilësoi situatën si “kritike”. Po ashtu, sondazhi tregoi se koreano-jugorët janë gjithashtu të pakënaqur me marrëdhëniet e tyre me partnerët dhe bashkëshortët, duke pasuar japonezët, të cilët janë renditur të fundit në këtë aspekt.

Kur u pyetën për ndjenjat e dashurisë në jetën e tyre, vetëm 51% e japonezëve thanë se ndihen të dashuruar, një shifër që përbën rezultatin më të ulët në mesin e të anketuarve, duke u pasuar ngushtësisht nga koreano-jugorët dhe italianët, me 63%.

Ipsos sugjeron se kjo pakënaqësi është pjesërisht pasojë e natyrës rezerve dhe të mbyllur të japonezëve, të cilët shpesh kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe ndjenjave, veçanërisht në lidhje me dashurinë dhe romancën.