Finalja e vogël e Botërorit 2026 i ka shërbyer Michael Olise-së për të vendosur një rekord të ri. Sulmuesi francez ka arritur që të përgatisë dy prej katër golave që shënoi Franca në total.
Mëngjërashi i Bayern-it mbylli një sezon fantastik duke i dhënë dy asist Mbappé. Falë kësaj paraqitjeje, Olise u bë lojtari i parë në historinë e turneut që jep 7 asist në një edicion të vetëm.
Më parë ky rekord i përkiste Pelé-së, i cili mbylli Botërorin Meksikë 1970 me 6 asist.