Është tashmë zyrtare, Rita Ora dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim! Lajmi është konfirmuar nga vetë artistët, duke ndezur rrjetet sociale dhe duke krijuar një valë entuziazmi mes ndjekësve të tyre.
Ditën e djeshme, Yll Limani ndau në rrjetet sociale një fragment të shkurtër të këngës së re dhe fansat u çmendën menjëherë.
https://www.tiktok.com/@ylllimanii/video/7568545140554386709?is_from_webapp=1&sender_device=pc
Pak ditë më parë, në një “screenshot” të publikuar në InstagramStory, këngëtarja me famë botërore ka zbuluar bisedën private që ka pasur me Yllin, menjëherë pasi janë bërë miq në rrjetin social. Ylli ishte i pari që i dërgoi mesazh Ritës, duke i shkruar:
Rita, e dua ‘All Natural’ – në referencë të këngës së saj më të fundit.
Rita iu përgjigj me fjalë të ngrohta:
Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.
Menjëherë pas kësaj, Ylli i propozoi hapur një ide bashkëpunimi, duke pyetur:
Bashkëpunim?
Rita reagoi pa hezitim, duke u përgjigjur:
Do ta doja këtë.
Pas këtij komunikimi që u bë viral në pak orë, labeli i Yll Limanit, Three60 Music, konfirmoi lajmin që fansat po prisnin:
“Sekreti më në fund u zbulua, Rita Ora ft. Yll Limani, së shpejti!”