Showbiz

Cristiano Ronaldo dhe Gerogina Rodriguez mund të jenë gati për të ecur drejt altarit

Pas pushimeve të gjata e luksoze duket se ka ardhur momenti që Cristiano Ronaldo të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij me Georgina Rodriguez.

Së fundmi spekulohet se ylli i futbollit mund të ketë bërë hapin e madh duke i propozuar partneres së tij për martesë.

Këto dyshime nisën nga postimet e fundit të dyshes së famshme në Instagram. Ka qenë Georgina ajo e cila fillimisht ka postuar një foto me Ronaldon me një diçiturë ku shkruan thjeshtë “Pooo” ndërkohë që ky i fundit e ka ripostuar duke shkruar “Dashuria ime”.

Ata kanë qenë në Lisbonë ku mendohet se Georgina ka pranuar propozimin e Ronaldos për martesë. Ata ende nuk kanë reaguar kundrejt këtyre aludimeve.