Portugezi Cristiano Ronaldo shfrytëzoi Al për të hulumtuar dhe shkruar fjalimin e tij para se të merrte Çmimin “Globo Prestigio”, një nderim special që jepet në ceremoninë “Portugal Football Globes”, ku shpërblehen futbollistët, trajnerët dhe klubet më të mirë portugezë çdo vit. Dhe Perplexity nuk donte të humbiste mundësinë për t’u mburrur me këtë. Ata postuan një klip të fjalimit të Ronaldos me një mbishkrim: “Cristiano Ronaldo përdori Perplexity për të përgatitur fjalimin e tij në Çmimin Prestige Globe.” Për më tepër, vetë Ronaldo zbuloi gjithashtu se ishte mjaft nervoz për fjalimin dhe përgatitjen e tij në fillim.
https://twitter.com/i/status/1975779197147586612
Megjithatë, Perplexity e zgjidhi problemin për të duke e ndihmuar në shkrimin dhe hulumtimin e fjalimit të pranimit. “Këtë pasdite u ula në tavolinë duke menduar se çfarë do të thoja në këtë fjalim. Thashë me vete: ‘Çfarë është Çmimi Prestige Globe? A është një çmim që i jep fund karrierës?”, tha Ronaldo. “U ndjeva pak nervoz dhe thashë, nuk mund të jetë kjo. Pastaj bëra disa kërkime mbi Perplixity, nëse nuk e dini, kërkojeni më vonë dhe më ndihmoi pak”, shtoi ai.
CR7 theu një tjetër rekord. Sipas Bloomberg, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në histori. Agjencia kryesore amerikane e lajmeve financiare vlerëson pasurinë neto të portugezit në afërsisht 1.2 miliardë euro. Një kontribut kyç për ish-sulmuesin e Manchester United, Real Madrid dhe Juventus që të arrijë në një pasuri neto prej nëntë shifrash thuhet se ka ardhur, përveç sponsorizimeve të tij fitimprurëse me Nike dhe Armani, edhe nga zgjatja e kontratës së tij me Al-Nassr, e nënshkruar qershorin e kaluar, e cila thuhet se i solli portugezit mbi 400 milionë dollarë.