Aktualitet

Aksident fatal në rrugën nacionale Çermë-Divjakë! Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, humb jetën një 39-vjeçar, 5 të tjerë të plagosur!

Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin.

Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani.

LEXO EDHE: Tarifa shëndetësore për të huajt, do të paguajnë edhe emigrantët që nuk janë të pajisur me dokumente shqiptare!

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

LEXO EDHE: 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë, 6 janë drejtues në Policinë e Shtetit!