Nga Shkodra, Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo tha se “I takon Qeverisë dhe popullit shqiptar të bindin vendet skeptike të BE-së, për çeljen e negociatave”. “Mes Opozitës dhe Qeverisë ka kontraste, por është e rëndësishme të gjejnë të përbashkëtën e objektivit që na pret”, – deklaroi diplomati i Romës. Ndërkaq, ambasadori Cutillo shprehu shqetësimin për mosplotësimin e Gjykatës Kushtetuese.