Ministri i Jashtëm serb, deklaroi se nuk është aspak i surprizuar nga heqja e tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Ivica Daçiç kjo tregon dëshirën e fshehtë për Shqipërinë e Madhe. Më tej ai shtoi se: “Askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që ata po ndërmarrin misione të përbashkëta duke unifikuar kufijtë”.