Pozicioni i Serbisë është i qartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por qëllimi nuk është të gjejë zgjidhje të shpejta. Ky ishte qëndrimi i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë konferencës “Shqipëria dhe Serbia me ç’rrugë do të ecim”, organizuar në Beograd. Ndonëse mbrojti idenë se dy popujt duhet të nxjerrin mësime nga e shkuara, Daçiç tha se Kosova mbetet pika kyçe e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë. Ai theksoi se Beogradi do të vijojë aktivitetin diplomatik për tërheqjen e njohjeve.